Shkodër, furgoni del nga rruga, vdes pasagjeri 50-vjeçar
Nje aksident me pasoje vdekje ka ndodhur ne rrugen Razëm-Malesi e Madhe, pikerisht ne ndarjen mes Boges dhe Razmës, komuna Shkrel. Nje furgon pasagjeresh me targa te Malesise se Madhe eshte permbysur si pasoje e daljes nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e nje pasagjeri, 50 vjecarit Gjergj Turmalaj. Po ashtu eshte plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 25 vjecari Arben Kuçi.
Sipas te dhenave paraprake te policise, furgoni eshte permbysur per shkak te shkeputjes se nje guri masiv ne ane te malit. Shpejtesia me e larte se normat dhe rruga e ngushte ka detyruar drejtuesin e mjetit te dale jashte asfaltit, por fatkeqesisht eshte shkeputur nje masiv guri i cili ka permbysur mjetin. Ne furgon ndodheshin dhe 4 pasagjere te tjere qe kane pesuar demtime te lehta.