Festivali “Skampa”, si trupë teatrore shëtitëse
06/12/2011 Drejtori artistik Adonis Filipi: Sivjet pa mbështetjen e ministrisë. U dogj teatri, shfaqjet në disa ambiente
ELBASAN- Në kushtet e djegies së skenës së teatrit “Skampa”, në vështirësi të mëdha ekonomike dhe me mungesën e shfaqjes së vetë trupës teatrore elbasanase do të zhvillohet edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar teatror “Skampa” në Elbasan. Ky festival është përballur me shumë sfida dhe ndër to edhe ana ekonomike. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka refuzuar mbështetjen e këtij edicioni të festivalit pas 13 vjetësh financim. Për shkak të kushteve dhe mungesës së parave organizatorët janë detyruar të përgjysmojnë ditët teatrore dhe pjesëmarrjen. Festivali teatror nis më 6 dhjetor dhe përfundon në datën 10. Vendet ku do të ketë shfaqje janë kinema “Millenium”, skena e vogël e teatrit “Skampa”, një miniskenë në kinema “Vullnetari”, pranë Kishës Shën Mëria etj.
Festivali
Ceremonia e hapjes së festivalit do të zhvillohet në kinema “Millenium” dhe më pas do të vazhdojë teatri “Koreja” Leçe me një performacë “Gestures and Zoom” nga Admir Shkurtaj, Giorgio Distante, Redi Hasa, më pas serinë e shfaqjeve do ta vazhdojë trupa nga Bitola e Maqedonisë me pjesën “Më në fund” nga P. Turrini me regji të B. Micevski, në skenën e vogël të “Skampës”. Ndërmjet shfaqjeve do të ketë edhe ekspozita e promovime librash. Kështu mesditën e të mërkurës do të ketë një ekspozitë pikture të Merita Jaha nga Kosova dhe në vazhdim një historik i teatrit “Skampa” nga drejtori i qendrës së artit Bashkim Paheshti. Në vijim një promovim libri nga një shkrimtar italian do të zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Shfaqja e mesditës së të mërkurës do të jetë “Unë jam Adem Jashari” nga trupa teatrore e shqiptarëve në Amerikë shkruar nga Lebit Murtiqi dhe regji të Xhevat Limanit. Në mbrëmje është teatri i “Metropolit” me shfaqjen “gratë në Parlament” nga Aristofani, shfaqje kjo që do të zhvendoset në Hamamin e Elbasanit. Teatri rumun “Anton Pan”, me pjesën “Princi i lumtur” nga Oskar Wilde. Asosacioni artistik “Antik” vjen me pjesën “Legjenda e pianistit” e drejtuar nga Dritan Boriçi. Shfaqet vazhdojnë me një trupë nga Polonia dhe Bylis i Fierit. Festivalin do ta mbyllë një shfaqje i teatrit të Sardenjës “Hallë Birora”që pritet të zhvendoset pranë kishës së Shën Mërisë në Kala.
Vështirësitë
Lidhur me vështirësitë e këtij edicioni udhëheqësi artistik Adoni Filipi thotë se për shkak të fondeve ky festival mbetet i cunguar. “Slogani i këtij viti është përtej kufijve dhe ka një koincidencë të çuditshme do të thosha edhe me kondicionin e djegies së teatrit. Për këto lloj kondicionesh, djegia e objektit të kultit dhe buxheti i cunguar duam apo s’duam festivalin e vendosin përballë sfidave. Ne falë idealizmit tonë, falë mbështetësve tanë, organizatorëve tonë, mbështetjes së kryetarit të Bashkisë Qazim Sejdini, që ka reflektuar një sensibilitet shumë të madh ndaj artit vitet e fundit, pra falë kësaj dashamirësie ky festival vjen në edicionin e 13-të”.
Lidhur me mbështetjen e ministrisë, Filipi thotë se këtë vit kjo mbështetje mungon. “Festivale të tilla që kanë krijuar traditë duhen mbështetur. Mendoj që ministria ka qenë ndër mbështetëset dominante. Përgjithësisht këtë vit festivale të tilla Apoloni apo Butrinti nuk e kanë pasur mbështetjen e ministrisë. Mungesa e kësaj mbështetje cenon dhe prurjet në këtë edicion. Shpresoj që ky vit të jetë një ndërprerje e rastësishme. Dashur pa dashur mungesa e mbështetjes cungon motorin e zhvillimit të aktiviteteve të tilla”.