Milot, gjendet trupi i pajetë i një femre

Gjendet trupi i pajetë i një femre në Milot. Mësohet se viktima është gjetur pranë vendit të quajtur "Ura me harqe" në Milot por ende nuk dihet identiteti i saj.
Sipas informacioneve trupi i pajetë nuk është i dekompozuar ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së saj.