Vendimi/ Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Hantin Bonati është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave. Zoti Bonati ka mbajtur edhe më parë postin e zv.ministrit të Infrastrukturës.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
/rtsh.al/