Mimoza i fton britanikët
Nga Express më 19 mars 2011 në ora 17:01
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cameron Cliff, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes për Kosovën dhe Britaninë e Madhe.
Ministrja, Kusari-Lila e informoi ambasadorin Cliff për zhvillimet e fundit dhe për reformat, të cilat synon t’i zbatojë për ta përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë.
“Po ashtu edhe disa prej vështirësive që ekzistojnë po shpresojmë se do t’i tejkalojmë me zbatimin e marrëveshjeve tregtare rajonale dhe me bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Ka interes të përbashkët të identifikohen mundësitë për investime dhe pjesëmarrje të bizneseve britanike në Kosovë.