Min. Mbrojtjes: Komando Peci në Gjermani për kurim
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton sërish sot për gjendjen shëndetësore se Nëntetar Aleksandër Pecit, Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ai ka mbërritur sot në Gjermani për kurim të mëtejshëm.
“Peci i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8: 45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani", thekson ministria.
Ai është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.
"Aktualisht nëntetar Aleksandër Peci është nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të mjekëve të Spitalit Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani”, thuhet në njoftim.
(ma.ar/BalkanWeb)