E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mina me celular, policia ndalon krimin

Një 37 vjeçar nga Elbasani, për pak sa nuk ka krijuar një tragjedi me anë të 2 minave të komanduara me celular. Policia ka marrë sinjalizime, dhe ka arritur të ndalojë krimin e ideuar nga Arben Binjaku. Ai kishte si synim vrasjen e një personi për motive hakmarrje me anë të dy minave të llojit C4 të cilat do të komandoheshin me celular. Policia ka ndaluar Binjakun i cili po lëvizte me makinën e tij sëbashku me një person tjetër nga Vlora, Nevik Hyseni, 39 vjeç. Policia hedh dyshimet se Binjaku ishte nisur të hidhte në erë një vile dykatshe, ku mendohet se banojnë vrasësit e vllait të tij, i cili është ekzekutuar 1 vit më parë. Policia ka kapur minat dhe një sasi kokaine në makinën e Binjakut. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›