E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Marakesh Al Qaeda postoi video para sulmit

Sulmi terrorist me bombë në një kafene në Marakesh, është paralajmëruar më parë nga një video e postuar në internet. Në video e cila i atribuohet grupit terrorist të AL Qaedës është postuar tre ditë para sulmit dhe përmban një kërcënim direkt dhe të qartë kundër Marokut.

Pesë të rinj të armatosur në video njoftojnë se do të mbrojnë të burgosurit në Marok. Ndërkohë, ministri i brendshëm maroken thotë se bomba që vrau 15 persona ishte shpërthyer me telekomandë. Ndërsa, ministri i brendshëm francez njoftoi se të paktën pesë nga viktimat ishin të shtetësisë franceze. Njoftime të tjera thonë se një nga viktimat ishte izraelit, dy kanadezë dhe dy të tjerë banorë vendas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›