Festimet e Ditës së Verës, kulmi në Elbasan

15/03/2005 Në festë drejtuesit e PD dhe PS
ELBASAN - Festimet e Ditës së Verës kanë filluar dje që në orët e para të mëngjesit. Banorët e Elbasanit, pasi kanë përgatitur “harxhet” e Ditës së Verës dhe kanë shkëmbyer vizitat te të afërmit e tyre, janë mbledhur më pas në bulevardin kryesor, ku edhe janë shfaqur karnavalet e organizuara nga shkollat 9-vjeçare të qytetit, si dhe janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme sportive, të cilat kanë konturuar festën për fëmijët.
Fëmijët, me anë të maskave, janë bërë pjesë e fabulave të këtyre karnavaleve, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kishin mbushur rrugët në Elbasan.
Dielli i kësaj dite e ka bërë edhe më të bukur këtë festë. Zhvillimi i kampionatit të bilardos, festivali i këngës popullore qytetare dhe sidomos pikniku i Verës, i zhvilluar në natyrë, ka bërë që kjo ditë të mos harrohet lehtë për të gjithë ata që e festuan.
Kjo ditë ka qenë edhe bollëk për lokalet që kanë pritur frekuentuesit e shumtë.
Fatos Nano
“Elbasani kryeqendër e zhvillimit tranzit”
Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, mbërriti dje në mesidtë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, zëvendëskryeministri Namik Dokle, deputetët e dejtues të PS në Elbasan.
Duke përshkuar bulevardin në këmbë, Nano ka vizituar panairin e hapur me rastin e festës.
“Ju falenderoj për mikpritjen, për optimizmin dhe begatinë, me të cilën prisni Ditën tuaj të Verës vit pas viti. Erdha si në qytetin tim, erdha për shkakun e elbasanasve, me të cilët kam kaluar një pjesë të pashlyeshme të jetës sime, erdha te sipërmarrësit, që po e sjellin Elbasanin në nivelet e një kryeqendre kombëtare, jo vetëm për Ditën e Verës, një kryeqendre që po bëhet udhëkryq zhvillimi dhe integrimi”, u shpreh Nano gjatë kësaj vizite.
Sali Berisha
“Elbasani kryeqytet i Ditës së Verës”
Lideri demokrat, Berisha, tashmë e ka vendosur që Ditën e Verës për çdo vit ta kalojë në Elbasan. Pavarësisht aktiviteteve të shumta në kryeqytet, Berisha ka qenë i pranishëm gjatë hapjes së Paanirit Dita e Verës, ku ka deklaruar përpara biznesmenëve se, “në rast fitorje, Partia Demokratike do të krijojë lehtësira për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu do të mbështesë të gjithë reformat për rritjen ekonomike në vend”.
Duke paralelizuar festat, Berisha ka deklaruar se, “Elbasani është kryeqyteti i Ditës së Verës dhe si i tillë do të jetë gjithmonë i privilegjuar në këtë festë. Pasi ka takuar përfaqësuesit e firmave pjesëmarrëse së bashku me zonjën e tij, lideri demokrat u ka uruar qytetarëve festën e Verës, gjatë një shëtitjes në bulevardin kryesor për të mbërritur në parkun Rinia ku edhe ka takuar mjaft qytetarë në festë.