E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, kanoset me armë aktori Mevlan Shanaj

POGRADEC-Aktori Mevlan Shanaj është kanosur me arme nga në person aktualisht në kërkim nga Policia. Të shtënat me armë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në banesën e Mevlan Shanajt në Pogradec kanë vënë në alarm policinë e qytetit juglindor.

Mësohet se shtetasi Adrian Hoxhallari fqinji i Shanajt, ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së tij, por fatmirësisht aktori u ka shpëtuar plumbave. Ndërkohë agresori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Nga hetimet paraprake mësohet se Shanaj e Hoxhallari kanë kosnumuar një grindje mes tyre për një vend parkimi afër banesës së tyre buzë Liqenit dhe më pas grindja ka degjenruar në sherrin me armë ditën e sotme.

Vetë aktori Mevlan Shanaj zbardh sot detaje të kanosjes për NEW24. Ai sqaron se autori ka qëlluar 8 herë me plumba në drejtim të banesës së tij dhe gjithcka ka ndodhur nga një konflikt mbi vendin e parkimit.

“Jam i lumtur që më shpëtoi familja, pasi autori qëlloi 8 herë në drejtim të banes sime. Sqaroj se nuk kam pasur asnjë konflikt të mëparshëm me të. Konflikti ishte për një vend parkimi”, tha Shanaj.

Sipas tij, edhe pas kësaj kanosjeje autori vazhdon të lëvizë i lirë në qytetin e Pogradecit.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›