Minatorët dhe "Mjaft", të enjten në protestë para Kryeministrisë
Punonjësit e nëntokës do të jenë para dyerve të Kryeministrisë bashkë me anëtarë të lëvizjes "Mjaft" ditën e enjte. Pas kërkesave për leje pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, minatorët kanë pranuar aprovimin e dhënë nga rendi, për zhvillimin e aktivitetit ditën e enjte. Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, ka deklaruar se, minatorët të mbështetur edhe nga lëvizja "Mjaft", të enjten do të organizojnë një protestë masive përpara Kryeministrisë, për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Sipas Xibrit, minatorët dhe të gjithë ata që kanë punuar në profesione të vështira nuk do të tërhiqen nga kërkesa për statusin, ku si pikë kryesore mbetet ulja e moshës së daljes në pension. Punëtorët e nëntokës kërkojnë në fillim njohjen e një viti pune, të barasvlefshëm me dy vite vjetërsi në punë. Kjo, për efekt të profesionit të vështirë dhe kushteve të pasigurta në të cilat punojnë. Ata kërkojnë që të dalin në pension pas 10 vitesh punë, të kenë një pension minimal mbi 25 mijë lekësh, nga 6 mijë që është aktualisht dhe njëkohësisht të fitojnë statusin e punonjësit të nëntokës. Projektligji që ata kanë paraqitur kohë më parë në Parlament i shpjegon me detaje të gjitha lehtësirat për të cilat kanë nevojë minatorët, si dhe sqaron arsyet se përse duhet të ulet mosha e pensionit e në të njëjtën kohë rregullon ligjin aktual, i cili pas viteve ‘90 ka ardhur duke u deformuar dhe jo duke u përmirësuar. Minatorët duan pak më shumë vëmendje nga qeveria. Ata kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre për uljen e moshës së pensioneve, për barazimin e 2 vjetëve punë me një vit. Minatorët kërkojnë pension më të lartë dhe kushte më të mira në punë. Një pjesë e mirë e tyre kanë humbur jetën gjatë kohës kur punonin në nëntokë, ndërsa shumica më e madhe vuajnë nga sëmundje profesionale. Pak kohë më parë, një projektligj i dorëzuar në Ministrinë e Punës sqaronte në një relacion se pjesa më e madhe e punonjësve të nëntokës dhe njëkohësisht edhe kategoritë e tjera e gëzojnë pensionin nga 3 deri në 4 vjet.