Minatorët e Bulqizës, në ditën e 6-të grevës

Vijon dita e 6 e grevës së minatorëve të Bulqizës. Sot ata priten të dalin në qëndër të qytetit, ku do të mbështeten nga qytetarë të ndryshëm.
Ata kërcënuan se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre brenda dy ditëve, do të futeshin në grevë urie.
Minatorët e Bulqizës, që prej ditës së hënë, kanë nisur protestat duke kërkuar kushte më të mira pune, rritje rroge dhe ulje të moshës të daljes në pension.