Antimafia, ankesa për përmbarimin e pasurive
08/07/2011 Debati në Ministrinë e Drejtësisë
TIRANE-Ligji për sekuestrimin e pasurive të krimit ka përplasur Ministrinë e Financave dhe Gjykatën për Krimet e Rënda. Në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Drejtësisë ligji i njohur ndryshe si antimafia ka sjell një debat dhe përplasje mes zv/ministrit të Financave Alfred Rushaj dhe kryetares së Gjykatës së Krimeve të Rënda Etleva Deda. Përplasja mes tyre ka nxjerrë edhe mangësitë që ka ky ligj në zbatimin e tij që nga sekuestrimi i pasurive të fituara nga krimi e deri te administrimi i e konfiskimi i tyre ku molla e sherrit mes Rushajt dhe Dedës kanë qenë përmbaruesit. Por edhe zv/ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, ka vënë në dukje mangësitë e këtij ligji dhe zbatimin e tij. Palët kërkuan marrjen e masave të menjëhershme për ekzekutimin e vendimeve që dalin nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në mënyrë që të bllokohen në kohë pasuritë e personave që janë bërë objekt hetimi. Në këtë aktivitet, i cili do të zgjasë dy ditë janë të pranishëm përmbarues shtetërorë dhe privat si dhe prokuror të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe gjyqtar, të cilët do të diskutojnë për ligjin antimafia, si dhe mangësitë apo edhe pengesat që dalin për zbatimin e tij.