Fjeti në hotel, dy javë pas vendimit u zhduk pa lënë gjurmë
08/07/2011 Turku Turgut, i ‘lë targën’ Gjykatës së Apelit
TIRANE-Abdul Selam Turgut, turku që u lirua nga Gjykata e Apelit është arratisur nga Shqipëria, në drejtim të paditur. Humbja e gjurmëve ka ndodhur dy javë pas vendimit të gjykatës me nr.118, i cili caktonte për të shumëkërkuarin e drejtësisë gjermane masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas burimeve, Turgut është larguar në një nga pikat doganore të kufirit tokësor duke përdorur një pasaportë false. Mësohet se në shoqërinë e tij ka qenë dhe një grua së bashku me një fëmijë. Nga informacionet e mbledhura konstatohet se gruaja kurde, Elif Katil, 33 vjeçe, nënë e një fëmije ka qëndruar për pak kohë në hotel me shtetasin turk dhe më pas së bashku janë larguar nga Shqipëria dhe se momentalisht nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Ai përfitoi lirinë falë një raporti mjekësor dhe paraqitjes së një kontrate të falsifikuar, e cili tregonte se Turgut kishte në zotërim një banesë me qira që ndodhet tek zona e kthesës së Kamzës. Kjo mund të cilësohet si “mashtrimi” më i madh i ndodhur në drejtësinë shqiptare, ku një super i kërkuar arin të përfitojë lirinë, vetëm me premtimin se do qëndrojë i mbyllur në shtëpi për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Informacionet e mbledhura në dosje nga agjentët operativë në terren tregojnë se pas lirimit shtetasi Abdulselam Turgut është akomoduar në një nga hotelet e Tiranës. Pasi ka qëndruar aty deri më 17 mars, Turgut ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar ende dhe sot nga efektivët e Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të lirimit, urdhri për arrestimin e supertrafikantit turk të drogës është urdhër evropian arresti, dhe nuk mund të kryhet në territorin e vendeve që nuk janë pjesë e BE. Ky ka qenë vetëm një nga argumentet e lirimit të turkut, pasi në argumentet e tjera të zbardhura në vendim, Prokuroria nuk ka pasur origjinalin ose një kopje autotentike të vendimit të dënimit apo të urdhër-arrestit të zbatueshëm në mënyrë të menjëhershme. Gjithashtu në vendim shpjegohen se në dosjen e Prokurorisë mungonte kërkesa me shkrim nga Ministria e Drejtësisë gjermane drejtuar Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.