E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e minatorëve, grevë për plotësimin e kushteve

Kanë përfunduar protestën e tyre në qytet, minatorët e Bulqizës. Ata janë drejtuar ne ambientet e ACRS-së.

Minatoret kanë deklaruar se ditën e hënë, në orën 12.00, nëse nuk jepet një zgjidhje, atëherë ata do të futen në grevë të urisë. Situata është shumë e vështirë, ndërsa ata punojnë në kushte shumë të vështira.

700 punëtorë të kësaj miniere, kanë deklaruar se nuk do të rikthehen në punë, pa u plotësuar më parë kushtet e tyre. Mësohet se ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë, ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›