Dy sekserët tek infermieria, 600 mijë lekë për 7 provime
08/07/2011 Bisedat e përgjuara dhe roli i pedagogëve në vënien e notave tek studentët
TIRANE-Dy persona, që ndërhynin si sekserë tek pedagogët e infermierisë kanë mundur t’i marrin rreth 600 mijë lekë të vjetra studentit Enkeland Xhika, me pretekstin se do ja jepnin profesorëve, me qëllim që këta t’i vendosnin nota kaluese në shtatë provime. Por ndryshe nga se çfarë premtonin, dy të pandehurit Kreshnik Çami dhe Bujar Luga paratë e marrë nga studenti Enkeland Xhika, i mbanin për vete dhe se nuk i kanë dhënë asnjë lekë pedagogëve. Të paktën kështu ka rezultuar kur është bërë në Prokurori ballafaqimi i të pandehurve me katër pedagogët e Fakultetit të Infermierisë, të cilën kanë pranuar se i kanë vënë nota kaluese studentit Enekeland Xhika, jo kundrejt parave, por për shkak se Xhika ishte një student i rregullt në orën e leksionit. Pedagogët kanë pranuar se dy personat e pandehur kanë ndërhyrë tek ta si mik, por nga të dyja palët s’është pranuar dhënia dhe marrja e shumave financiare që janë dhënë nga studenti Enkeland Xhika. Para që jepeshin nga ky i fundit, duket se mbaheshin nga dy të pandehurit. Nga hetimet ka rezultuar se gjithçka ka filluar në një kafene, ku studenti Xhika qëndronte zakonisht për të pirë kafe. Pikërisht në këtë kafe ai është takuar me të pandehurin Kreshnik Çami, i cili punonte si kamerier. Nga bisedat që ai ka bërë me të, i ka rezultuar se Niku ka shumë njohje me pedagogë të ndryshëm të Fakultetit të Infermierisë e shpesh herë ai luan rolin e sekserit për ta, duke ju marrë para studentëve në këmbim të marrjes së notave kaluese nëpër provime të ndryshme. Gjatë qëndrimeve në kafe ku disa herë kallëzuesi lexonte leksionet e lëndëve të ndryshme, Niku bënte shaka me të duke i thënë që boll lexove mor djalë, por merri provimet siç bëjnë shumë nga shokët e tu. Kur kallëzuesi e ka pyetur Nikun për këtë fakt, ai ka filluar t’i tregojë mbi paratë që duhet të paguajë një student për marrjen e notave kaluese nëpër provime. Nga biseda e bëra më të ai Niku i ka thënë se lëndën e Farmakologjisë me pedagog Alert Xhajën dhe lëndën e Gjenetikës me pedagoge Manika Facen, ai mund t’i merrte duke i dhënë Nikut dhe Bujarit shumën prej 50 eurosh për provim, të cilat më pas ata do t’ua jepnin pedagogëve të lëndëve përkatëse. Ndërsa për provimet e lëndëve Anatomi Patologjike me pedagoge Vjollcën, lëndën Sëmundjet e Brendshme me pedagoge Irida Pano, lëndën Infermjeristikë Sëmundjet e Brendshme me pedagoge Flora Zyberaj, lëndën Infermjeristikë 2 me pedagoge Etleva Kikaj (Smakaj), lëndën Kirurgji e Përgjithshme me pedagoge Albana Çela dhe Infermjeristikë Onkologji & Kirurgji, me pedagoge Zamira Imeraj kallëzuesi mund t’i merrte duke i dhënë Nikut shumën prej 5 mijë lekësh të reja për provim, të cilat më pas ai do t’ua jepte pedagogëve të lëndëve përkatëse.