Minatorët për shpërthimin: Shkak telat e zhveshur
Pas rezultateve të ekspertizës të publikuara sot nga RISHM kanë reaguar edhe minatorët duke mos u pajtuar aspak me shkakun që çoi në shpërthimin e minierës së Bulqizës. Sipas tyre nuk ka qenë një cigare që provokoi atë shpërthim por energjia elektrike pasi telat elektrikë janë terësisht të zhveshur dhe nuk ka portollamb. Më herët “ACR” është gjobitur me 500 mijë lekë për neglizhim të rregullave të sigurimit teknik.
Pas raportimit të firmës konçensionare që ka marrë në administrim minierën e Bulqizës, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave publikoi rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, ku gjeti vdekjen një minator dhe u plagosën 8 të tjerë.
.Në lidhje me shkakun e shpërthimit në minierë kreu i RISHM tha se kjo ka ardhur si rezultat i normave tej mase të hidrogjenit në galeritë e minierës së Bulqizës.
Si rezultat, sipas RISHM ka mjaftuar një shkëndijë e cila ka sjellë më pas edhe shpërthimin në të cilin humbi jetën një minator dhe u plagosën disa të tjerë.Gjithsesi për të zbardhur deri në fund ngjarjen hetimet po vazhdojnë edhe prej prokurorisë.Përveç gjobave RISHM ka kërkuar nga kompania ACR që të kryejë investime duke vënë sisteme të reja ajrimi në minierë.
Ngjarja tronditëse ku u plagosën disa minatorë dhe humbi jetën një tjetër ndodhi 8 ditë më parë në nivelin e 16-të të pusit numër 2 në galerinë e minierave, ku zhvillonte aktivitetin firma konçensionare ACR.