Korçë: Pranga Inspektorit që abuzonte me biletat

Është arrestuar sot shtetasi Ernest Shishmani 35 vjeç banues ne lagjen nr 17 Korçë,me detyrë "Inspektor i mbledhjes së taksave të parkimit" ne Bashkinë e Korçës. Ndalimi i shtetasit Shishmani u bë i mundur në sajë të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Taksambledhësi”e drejtuar nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë në bashkëpunim me njësinë e përbashkët " task-force" në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas nje pune të përbashkët 3-mujore duke përdorur metodat speciale te hetimit dhe duke dokumentuar aktivitetin kriminal të vjedhjes së taksave në Bashkine e qytetit te Korçës.
Shtetasi Ernest Shishmani në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrën, mblidhte taksa prej te cilave nuk priste biletat e parashikuara në ligj, dhe vidhte një sasi te konsiderueshme të këtyre taksave duke përfituar sasi të mëdha lekësh nga mos arketimi i këtyre parave në arkën e Bashkisë.
Në momentin e kapjes ketij shtetasi iu bllokuan ne cilësinë e provës materiale:
- Bileta parkimi.
- Mandate arketimi .
- 7.500 lekë të reja.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale të "Shpërdorimit te detyrës" dhe "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" te parashikuara nga nenet 248 dhe 135 te Kodit Penal.