Minatoret takim me ACR sot ne oren 16.00 pa Kol Nikollin
Minatorët e Bulqizës që janë prej 15 ditësh në grevë urie, do të takohen sot në orën 16.00 në ambientet e Bashkisë së Bulqizës për negociata.
Vendimi është marrë nga Sindikata e minatorëve.
Do të marrin pjesë 5 minator në negociata me ACR. Firma ACR deklaroi se ishte e gatshme për negociata.
Përfaqësuesi i minatorëve në negociata, Luan Nika.
Greva e minatorëve vijon në ditën e saj të 15-të, ndërkohë që kompania ACR përsëriti kushtet për dialog me protestuesit për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.
ACR-ja deklaron se është gati të negociojë me një përfaqësi të përzgjedhur nga minatorët, por jo me kreun e konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla.
Ndërkohë mësohet se pas letrës së kompanisë ACR, drejtuar minatorëve për bisedime të drejtpërdrejta pa prezencën e sindikatës, kreu i kësaj të fundit, Kol Nikolla ka deklaruar se tërhiqet nga pjesëmarrja në negociata për zgjidhjen e problemit.