E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani takim me Rexhepin Policia e Kosoves tregoi se mbi gjithcka sundon ligji

Ministri i Brendshëm z. Bujar Nishani takoi homologun e tij kosovar z. Bajram Rexhepi në lidhje me ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve mes policive të dyja vendeve në funksion të forcimit të rendit sigurisë dhe luftën ndaj krimit.

Gjatë takimit ministri Nishani nënvizoi arritjet konkrete të bashkëpunimit mes forcave policore të të dyja vendeve.

Gjithashtu gjatë takimit u vlerësua ndërhyrja profesionale e forcave policore të Kosovës në ngjarjet e ditëve të fundit në dy pika kufitare veriore të Kosovës.

“Angazhimi i forcave tuaja policore u krye në respekt të Kushtetutës së një vendi sovran, me profesionalizmin e duhur të një force policore demokratike dhe me vullnetin e plotë për zbatimin e ligjit. Ai i dha mesazh popullit të Kosovës që ligji qëndron mbi gjithçka dhe ne ndihemi mirë që një shtet i ri po konsolidon institucionet e tij ligj-zbatuese,-u shpreh në takim Ministri Nishani.

Ministri Nishani shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Brendshme për të mbështetur autoritetet e Kosovës me asistencë në punën e tyre për përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›