Minatorët tentojnë të sulmojnë përfaqësuesin e ACR, policia shmang incidentin
TIRANE- Minatorët vazhduan sot paradite protestën, në ditën e 16-të të saj për plotësimin e kërkesave ekonomike dhe sociale. Ata u vendosën para godinës së kryeministrisë dhe janë mbikëqyrur nga forcat e policisë. Këta të fundit rreth mesditës arritën të shmangin një incident mes minatorëve dhe përfaqësuesve të ACR, kompania koncesnionare e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë.
Sipas NEWS24, incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyo që përfaqësuesi ligjor i ardhur nga Vjena, Giga Bedineishvill mbajti në ambientet e hotel Rogner. Në momentin kur ai së bashku me drejtuesit shqiptarë të minierës kanë qenë duke dalë nga porta e hotelit, minatorët i kanë ndërprerë rrugën duke e quajtur “gënjeshtar” e “mashtrues” . Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur acarimin e tensionit, ndërsa zyrtari nga Vjena i është dashur të kthehet sërish në hotel.
Gjatë konferencës për shtyp Përfaqësuesi i ACR Shprehu gadishmërinë për tu ulur në tavolinë me minatorët për të diskutuar për pagën, por “pa pranë e krerëve të konfederatës, dhe të sindikatës së minatrëove. Ai sqaroi se minatorët kishin firmosur nju kontratë kolektive për pagën e cila skadonte në 2012.
Po kështu ai sqaroi se sa i përket sigurisë, kompania kishte investuar dhe një pjesë e mirë është në nivel të lartë, por ka vende ku calon puna.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Protesta e minatorëve, Nikolli: Nuk kemi ndryshuar qëndrim