PD rrezon komisionin hetimor per zgjedhjet

Mazhoranca ka ndryshuar mendje dje duke mos pranuar kerkesen e opozites per komisionin hetimor.
PD-ja nuk pranon qe te jape as materialet zgjedhore. PS-ja braktis komisionin Kjo ishte oferta e fundit kthehemi kur te keni nderruar mendje
Rikthehet kriza
TIRAN - Kane mjaftuar vetem pak minuta qe paqja politike qe dukej se po afrohej mes mazhorances dhe opozites te kthehej ne nje iluzion. Me nje ze teper te vendosur deputeti i PD-se Viktor Gumi lexoi relacionin permes te cilit hidhte poshte kerkesen e opozites per te ngritur komisionin hetimor.
E njejta kerkese qe eshte ndertuar permes negociatash te gjata e njejta kerkese qe eshte miratuar parimisht nga te dyja palet dhe qe kater dite me pare mori ne Kuvend me shume se 120 vota. Ne fjaline e fundit te relacionit PD kerkon paraqitjen e nje oferte te re.
Por pergjigjja e socialistit Fatmir Xhafaj la te kuptohej se nuk do te kishte asnje oferte te re. Gjate nje viti e gjysme krize politike opozita ka ndryshuar aq shume here oferten e saj sa kete here u shpreh qarte se eshte e fundit.
Demokratet
Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve mazhoranca e cilesoi kerkesen e paraqitur nga opozita si antikushtetuese duke i kerkuar kesaj te fundit ndryshimin e tri pikave te projektvendimit.
Deputeti demokrat Viktor Gumi njeheresh edhe relatori i kesaj ceshtje theksoi se projektvendimi i PS-se nuk jep fakte por vetem dyshime. Sipas tij objekti i ngritjes se komisionit hetimor nuk mund te arrihet per shkak te percaktimit jokushtetues te detyrave te komisionit hetimor qe sipas tij eshte ne shkelje te nenit 77 pika 2 e Kushtetutes.
Projektvendimi mund te miratohet ne parim nga ana e Komisionit te eshtjeve Ligjore Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut.
Miratimi ne parim nuk do te thote se teksti i projektvendimit ne Komision eshte po ashtu i gatshem per votimin pro te permbajtjes normative te tij - thuhet ne relacionin e pergatitur nga deputeti Gumi.
Per demokratet pikat II III dhe IV te projektvendimit duhet te riformulohen ne menyre te pranueshme. Keto pika duhet te shnderrohen nga permbajtja aktuale antikushtetuese qe posedojne ne formulime me permbajtje kushtetuese duke njohur respektuar dhe misheruar ne tekstin e tyre respektimin e Kushtetutes Kodit Zgjedhor dhe disa ligjeve.
Mbeshtetur ne analizen e sipermendur vleresoj se projektvendimi ka defekte te renda ne percaktimin kushtetues te objektit te hetimit percaktimit kushtetues te zbatimit te ligjit te posacem per perberjen e tij percaktimit kushtetues te respektimit dhe moscenimit te veprimtarise se tij me veprimtarine e organet e tjera si dhe percaktimit kushtetues te efektivitetit dhe racionalitetit te veprimtarise se Kuvendit - theksohet ne konkluzionet e demokrateve.
Socialistet
Qendrimi i mazhorances u vleresua i papranueshem nga socialistet. Sipas tyre projektvendimi ploteson te gjitha kerkesat e shprehura nga palet ne diskutime. Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve njeheresh edhe Sekretar per ceshtjet ligjore ne seline roze sqaroi se kerkesa e opozites eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe me vullnetin e shprehur me pare nga lideret e te dy forcave.
Gjithcka qe ne kemi vendosur ne kete propozim eshte fryt i negociatave te gjata mes paleve. do gje qe eshte shkruar aty eshte pranuar madje edhe eshte ofruar me pare nga ju. Ju nuk deshironi te ngrihet ky komision hetimor i Kuvendit.
Ju nuk jeni as me objektin as me perberjen me vendimmarrjen as me te drejten per te keqyrur materialet zgjedhore e jo me kutite e fleteve te votimit. Ju nuk doni as kutite e materialeve zgjedhore. Ky relacion zoterinj ka vetem nje fjali PD kunder PD - tha Fatmir Xhafa duke vene theksin se mazhoranca po kundershton veten e saj dhe ofertat qe ka bere me pare.
Ne emer te anetareve socialiste ne Komisionin e Ligjeve nenkryetari Xhafa deklaroi braktisjen e mbledhjes. Ju nuk mund te silleni me demokracine as me parlamentarizmin as me fatet e ketij vendi sipas henes suaj. Kjo eshte e papranueshme per ne. Ne nuk mund te behemi pjese e ketij procesi.
Duhet te na thoni ne qofte se jeni dakord dhe keni te njejtin mendim me relatorin tuaj ne nuk jemi pjese e ketij procesi.
Ne po vijme nje dite tjeter kur duhet tju thote padishahu beni sic ju them une dhe me siguri atehere do te kete shqyrtim dhe miratim ne kete komision - nenvizoi Xhafa.
Do te jete seanca e dites se enjte e cila do te vendose perfundimisht nese do te ngrihet ose jo Komisioni Hetimor per zgjedhjet parlamentare duke u shprehur per relacionin e paraqitur nga deputeti Viktor Gumi.
SHNIMI
PD-ja nuk ka pranuar dje ne komisionin e ligjeve qe te miratoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas mazhorances PS-ja duhet te ndryshoje permbajtjen e disa prej pikave te komisionit.
Per nje vit e gjysme mazhoranca eshte shprehur e gatshme ti jape opozites shumicen e nje komisioni hetimor qe nuk do te merret me fletet por me materialet zgjedhore. Dje nuk pranoi qe ti jepte opozites as ate qe i kishte premtuar.
Opozita braktisi dje komisionin e ligjeve duke deklaruar se kjo ishte oferta e fundit dhe nuk do te beje asnje tolerim tjeter. Fatmir Xhafaj pohoi se PS-ja do te kthehet ne komision kur mazhoranca te kete nderruar mendjen per hetimin.
Debatet e djeshme
Fatmir Xhafa
Ne mendojme se miratimi i ketij projektvendimi eshte hapi i duhur ne zgjidhjen e krizes qe do te ndihmonte procesin demokratik te funksiononte normalisht te ketij parlamenti. Perpjekja per ta penguar ngritjen e komisionit duke perdorur edhe shumicen e ketij komisioni permes nderhyrjeve padyshim eshte hap i gabuar me pasoja te renda politike qe natyrisht jane shprehje e qarte e mungeses se vullnetit politik.
Do te ishte deshtim i transparences dhe certifikimi i defekteve dhe vertetim i pretendimeve te ngritura mbi manipulime ne pjese te caktuara te ketij procesi. Do te ishte shenje e mungeses se garancive te procesit te ardhshem zgjedhor. Do te vinte ne rrezik zgjedhjet.
Viktor Gumi
Vleresoj
I. Projektvendimi mund te miratohet ne parim nga ana e Komisionit te eshtjeve Ligjore Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut.
II. Miratimi ne parim nuk do te thote se teksti i projektvendimit ne Komision eshte po
ashtu i gatshem per votimin pro te permbajtjes normative te tij.
Fatmir Xhafa
Ne nuk cuditemi per kete gje. Ju jeni te gatshem qe ta beni te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze mjaft qe ta doje ai qe eshte atje.
Po qe se sot ne dreke ben nje telefon ne keto momente hapni rruge procesit do te shkruhet relacion tjeter. Ne nuk mund te behemi pjese e ketij procesi. Ju duhet te na thoni ne qofte se jeni dakord dhe keni te njejtin mendim me relatorin tuaj ne nuk jemi pjese e ketij procesi.
Ne po vijme nje dite tjeter kur duhet tju thote padishahu beni sic ju them une dhe me siguri atehere do te kete shqyrtim dhe miratim ne kete komision. Opozita largohet nga mbledhja
Ilir Rusmali
Ne i bashkohemi logjikes arsyetimit konkluzionit qe ka bere zoti Gumi ne relacionin e vet dhe kete po ia ofrojme gjithe Parlamentit shqiptar si qendrimin e vetem konstruktiv kushtetues ne trajtimin e nje ceshtjeje. Do tju ftoja kolege qe ne te miratojme relacionin keshtu sic eshte. Mazhoranca me sa shoh nuk ka opinione te ndryshme i bashkohet qendrimit te zotit Gumi.
Ta miratojme dhe tia percjellim si te tille Parlamentit dhe nismetareve dhe pastaj do te jene komponenti tjeter i parlamentarizmit ai politik sic tha Gumi qe do ta zhvilloje dhe coje perpara kete ceshtje. Une do ta mbyll ketu dhe them se jemi ne konsensus ska nevoje ta votojme.