“Mini-Panairi i ideve”, atje ku pyeten të rinjtë...
Sot, te Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në kryeqytet do të zhvillohet një aktivitet i veçantë i quajtur “Mini-Panairi i ideve”. Sipas projektit, të rinjtë e trajnuar do të
paraqesin ide-projektet e tyre, me qëllim përmirësimin e kushteve të komuniteteve ku jetojnë. Të rinjtë, me idetë e tyre novatore, do të paraqiten përpara një jurie të përbërë nga specialistë, të cilët janë profesionistë të punësuar pranë strukturave të organizatave dhe institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo juri profesionistësh do të japë çmime simbolike për tre projektet më të mira. Nga ana e organizatorëve do të sigurohet mbështetja totale për këta të rinj në mënyrë që të vënë në jetë aktivitetet e menduara prej tyre. Ky projekt ofron gjithashtu mundësi të shumta për vullnetarët, nëpërmjet një plani të koordinuar me organizatat dhe institucionet partnere, si: Bashkia Tiranë, lëvizja “Mjaft”, QNK “Arbnori”, ”Eko-Lëvizja” etj.
13 Shkurt 2008