E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango bashkon kokën me shtatin e Apollonit

Gjatë ceremonisë së zhvilluar ditën e djeshme, në mënyrë simbolike ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ka bashkuar shtatin me kokën e Apollonit. Pango u shpreh se “në këtë mënyrë gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Kthimi i dy perëndive (Apollonit dhe Artemisës) në Muzeun e Butrintit erdhi si rezultat i vullnetit politik të treguar nga ministri grek Liapis dhe nga paraardhësi i tij, Vulgarakis, me të cilin, në qershor 2007 ramë dakord për këtë kthim të veprave të artit në vendin e tyre të origjinës të trafikuara në Greqi e më gjerë”. Apolloni dhe Artemisa, siç dihet, u grabitën në vitin 1997 dhe u trafikuan në Greqi, ku qëndruan për 11 vjet. Ato u identifikuan si të vjedhura në Pire dhe trafikuesit tashmë janë proceduar penalisht sipas legjislaturës të shtetit grek.

13 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›