E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha po iken, ne pa drita

Selia roze vijon sulmet kunder qeverise, se i kane mbetur vetem 5 muaj e gjysme ne pushtet. Kryetari i PS-se, Tirane, Besnik Baraj tha dje se ne fund te mandatit te saj, qeveria vijon premtimet boshe se, do te coje uje e drita ne cdo shtepi. "Kur mbeten vetem 5 muaj e gjysme nga perfundimi i nje mandati te plote qeverises, qytetaret e ketij vendi po jetojne permes shume mundimesh te shkaktuara nga keqqeverisja, fundin e qeverise me genjeshtare te historise se politikes se vjeter te tranzicionit shqiptar, e cila premtoi 24 ore drita dhe ne erresiren e trasheguar, vetem sa thelloi korrupsionin ne sektorin energjetik". Sipas Barajt, ne keto muaj, shqiptaret do te vazhdojne te degjojne genjeshtrat dhe te vuajne pasojat e te pasurit mbi krye, nje kryeminister qe kater vjet me pare arriti t'i genjeje per heren e dyte e te fundit shqiptaret, duke u premtuar ndryshim te kushteve te tyre te jeteses, permes luftes ndaj korrupsionit. Bare akuzoi, se eshte kjo qeveri, qe i la me te varfer, me te papune, me te pashprese nderkohe qe kushtet e jeteses kane ndryshuar vertet, vetem ne oborrin e kryeministrit, fale lulezimit me te pashembullt te korrupsionit. "Kater vjet me pare Sali Berisha mori votat me premtimin se do te conte ne cdo shtepi 24 ore drita. 5 muaj e gjysme nga sot, Sali Berisha do te largohet nga qeveria duke e lene te pazgjidhur problemin kanceroz te energjise elektrike", vijoi Baraj. Ai kritikoi se fatkeqesisht vendi duhet te degjoje perrallen e nderprerjeve te energjise per shkak defektesh teknike, nderkohe qe ne fakt vijojne te vuajne defektin e pakorrigjueshem te keqqeverisjes, paaftesine per te zgjidhur probleme reale dhe semundjen e pasherueshme te kesaj qeverie, korrupsionin qe e ka kthyer ne grope te zeze, sektorin energjetik shqiptar. "Kur mbeten vetem 5 muaj e gjysme nga perfundimi i nje mandati te plote qeverises, harta e Shqiperise jo vetem nuk eshte e elektrifikuar 24 ore sic premtoi Sali Berisha, per t'iu marre votat njerezve te etur per drita e uje ne mes te Evropes se shekullit XXI, por mbetet e njejta harte e mbushur me oret e erresires se politikes se vjeter, te premtimeve te pa mbajtura, e te korrupsionit te pallogaritshem ne kete sektor jetik per cdo familje e sipermarrje shqiptare", vijoi socialisti. Baraj theksoi se nuk eshte harta e defekteve te papritura teknike, po radiografia e nje problemi kanceroz, do te zgjidhet vetem pasi me voten e lire te 5 muajve e gjysme me vone, te krijohet nje qeveri e re per nje politike te re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›