E Diel, 1 Nëntor 2026

Minibashkia Nr. 1, rreth 20 emra të vdekurish figurojnë në regjistër që nga 1800-a



Nëse nuk merren masa, atëherë në listën e zgjedhësve do të ketë emra qytetarësh që kanë ndërruar jetë që në vitin 1800.
Skandali u pohua dje nga vetë kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 1, Lindita Nikolli. Kjo e fundit shpjegoi për gazetën “Albania” se emrat e të vdekurve janë bërë një pengesë kryesore për zhvillimin e procesit. Ajo deklaroi se në listat e Njësisë Bashkiake Nr. 1 figurojnë rreth 20 emra të vdekurish të regjistruar, që kanë datën e lindjes të viteve 1800. Në këtë rast shtohen dhe emrat e atyre personave që kanë vdekur vitet e fundit, emrat e të cilëve figurojnë ende në regjistrat e njësisë. Nikolli shprehet se ende nuk është dhënë ndonjë udhëzim zyrtar për zgjidhjen e situatës, por e gjithë lista me emrat e të vdekurve do t’i çohet Ministrisë së Brendshme. Kështu, do të jetë përgjigjja e Ministrisë që do të vendosë për mënyrën e procedimit të mëtejshëm me emrat e këtyre personave.

18 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›