Ministra e Arsimit të zgjidhë menjëherë situatën me librat
Autori i Lajmit: red.
Lëvizjes Rinore për Integrim, ka shprehur dje shqetësimin mbi situatën e krijuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lidhur me procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore nëpër librari. Në një dalje publike grupimi rinor ka nënvizuar se: “ Ministri i ri i Arsimit, z.Fatos Beja, deklaroi se tërheqja e teksteve shkollore do të fillonte më shpejt se çdo herë tjetër, dhe pikërisht më datë 1 Gusht. E madje ai deklaroi se shpërndarja nëpër librari kishte filluar dhe ftoi nxënësit, studentët parauniversitarë dhe prindërit e tyre që të nxitonin të tërhiqnin tekstet e tyre. Kanë kaluar 10 ditë nga data e caktuar, dhe ne me keqardhje konstatojmë se të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre, të cilët në përgjigje të ftesës së ministrit të Arsimit, nxituan drejt librarive për të tërhequr tekstet shkollore, janë kthyer prej tyre duarbosh, pasi tekste shkollore nëpër librari nuk ka. LRI i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën e krijuar, në mënyrë të tillë që të mos kemi përsëritjen e kaosit të vitit të kaluar, ku nxënës dhe familjarë të tyre shtypeshin në radhët e stërzgjatura, të shkaktuara nga paaftësia e drejtuesve të ministrisë së Arsimit. Njëkohësisht duke iu referuar dështimit të këtij procesi vitin e kaluar, kërkon një vëmendje të veçantë nga Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera përkatëse, përsa i përket subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit që përfitojnë këtë shërbim. Ju kujtojmë edhe njëherë që vitin e kaluar nxënësit dhe familjarët e tyre nuk u pajisën me faturat e blerjes së librave, dhe si rrjedhim nuk u rimbursuan, në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe me premtimet e bujshme të qeverisë. LRI do të jetë në monitorim të vazhdueshëm të këtij procesi, duke u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve dhe familjarëve të tyre, si dhe duke shpresuar që MASH të përmbush detyrimet e veta, në mënyrë të tillë që viti i ri shkollor të fillojë normalisht dhe pa probleme”.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008