Ngjela: Lobim në Kuvend për kthimin e pronave, himariotëve
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi dhe deputeti i pavarur, Spartak Ngjela kanë deklaruar se kanë fakte për abuzimet me pronat e himariotëve.
Në mitingun e organizuar në Himarë ata kanë kërkuar kthimin e pronave te qytetarët himariotë dhe kanë akuzuar kryebashkiakun e Himarës për abuzime. Ndërkohë në një tjetër miting, vetë kryebashkiaku Vasil Bollano premtoi hartën e plotë të pronave në Himarë.
Dy grupet e protestave
Himara është përfshirë dje nga dy grupe protestash për çështjen e abuzimit të pronave në bregdetin e jugut. Një prej takimeve të zhvilluara që në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i organizuar nga deputeti i LSI Nikollaq Neranxi i shoqëruar nga deputeti i pavarur Spartak Ngjela. Në këtë tubim, vetë Neranxi ka kërkuar kthim të pronave për të gjithë himariotët. Në të njëjtën kohë edhe deputeti i pavarur Ngjela ka paralajmëruar një lobim në Kuvend lidhur me çështjen e pronave të qytetarëve himariotë. Neranxi ndër të tjera ka theksuar se ekzistojnë fakte prej tij duke numëruar tre raste flagrante lidhur me përfitimin e pronave në mënyrë të paligjshme. Më tej Neranxi tha se së shpejti ai do të bëjë të ditur të gjitha emrat e personave të cilët kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme të shitura nga vetë Bollano, duke pasqyruar në këtë mënyrë edhe aferat korruptive të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano.
Tubimi i dytë
Paralelisht një tjetër tubim është zhvilluar nga kreu i Bashkisë së Himarës Bollano nën përfaqësinë e shoqatave të ndryshme të Himarës, atyre të “Bregdetit”, “Omonia” dhe një numër i madh emigrantësh. Kryebashkiaku Ballono ka premtuar se do të ndërtojë hartën e plotë të pronave në Himarë, dhe data 30 nëntor do të jetë për të dokumentimi i çështjeve të pronave me një komision që do të propozohet nga një prej shoqatave. Por nga ana tjetër, Neranxi dhe Ngjela kanë deklaruar se do të vazhdojnë të demaskojnë abuzimet dhe vjedhjet që janë bërë prej vitesh në zonën e Himarës. Ata e kanë akuzuar ashpër kreun e bashkisë duke thënë se vazhdimisht po mashtron qytetarët himariotë për një çështje, e cila ndër vite ka shkaktuar mjaft konflikte.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008