Stojku: Situata në HEC-e nën kontroll, bien prurjet
Siguria është dhënë nga drejtori Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Muharrem Stojku, i cili ka theksuar se “ritmi i shkarkimeve të ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, në lumin Drin, ka pësuar një ulje krahasuar me një ditë më parë”.
Ai shtoi se shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit janë 450 m kub ujë në sekondë, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës, 650 metër kub ujë në sekondë nga 1200 metër kub ujë në sekondë që shkarkohej nga Vau i Dejës një ditë më parë.
Gjatë 24 orëve në vazhdim, shkarkimet priten të ulen me rreth 50-100 metër kub ujë në sekondë veçanërisht nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili mban edhe peshën kryesore, pasi dihet që Komani, ka më tepër efekt rregullator” sqaroi Stojku, duke shtuar se "situata në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin është nën kontroll dhe shkarkimet nga portat e hidrocentraleve janë normale në kushtet e reshjeve të vazhdueshme”.