Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së mblidhen në Luksemburg
15/06/2010 Dakord për shqyrtimin e raportit të Komisionit Europian për vizat
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian gjatë mbledhjes së djeshme në Luksemburg kanë rëndë dakord për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në funksion të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Shefat e diplomacive europiane janë shprehur se Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së do të marrin në shqyrtim raportin e Komisionit Europian, i cili rekomandon heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Shqyrtimi i këtij dokumenti nga organet përgjegjëse europiane është vendosur të bëhet menjëherë. Mësohet se një hap i tillë politik do të ndërmerret me qëllimin që të mos humbasë kohë për realizimin e këtij procesi. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve që përbëjnë BE-në kanë diskutuar në mënyrë të veçantë edhe situatën politike në Shqipëri. Ngërçi politik dhjetëmujor në vendin tonë ka qenë temë e opinioneve të ministrave. Në takim është theksuar se aktorët kryesorë të politikës shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje që duhet të jetë sa më afatgjatë. Këto dy pika, pra çështja e liberalizimit të vizave dhe konflikti politik në Shqipëri ishin në qendër të diskutimeve të djeshme në Luksemburg. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave Shqipërisë i kanë mbetur tri çështje teknike për t’u plotësuar. Komisioni Europian, pasi bëri të ditur rekomandimin për heqjen e vizave, theksoi se para marrjes së vendimit final Shqipëria duhet të zhvillojë një politikë dhe strategji për të mbështetur riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar nevojitet forcim i kapaciteteve të zbatuesve të ligjit dhe zbatimi efikas i kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkohet zbatimi i ligjit efikas i ligjit të ri antimafie, që konsiston në konfiskimin e aseteve kriminale. Këto kritere pritet të përmbushen nga qeveria shqiptare deri në marrjen e vendimit final për liberalizimin e vizave afatshkurtra.
Vendimi i KE-së
Më datën 27 maj Komisioni Europian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në bazë të këtij propozimi qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë do të udhëtojnë me pasaporta biometrike pa pasur nevojë për vizë në vendet e zonës “Shengen”. Tani i takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të marrin vendimin përfundimtar mbi këtë propozim. Sipas gjasave, qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës do të përfitojnë regjimin pa viza nga fundi i vjeshtës.