Ministrat e rinj Halimi ne Drejtesi Bumci te Kultura
Kryeministri Sali Berisha plotëson kabinetin qeveritar me dy emra të rinj. Eduard Halimi do të jetë ministri i ri i Drejtësisë i cili hyn për herë të parë si anëtar i qeverisë pas 6 vitesh që Partia Demokratike ndodhet në pushtet. Aldo Bumçi rikthehet në pozicionin e ministrit, këtë herë jo si numri një i drejtësisë, por si kryetitullari i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.
Këto vende u lanë vakante përpara zgjedhjeve të 8 majit, ku Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferraj kandiduan në garën për kryebashkiak. Bujar Nishani la postin e ministrit të drejtësisë për tu pozicionuar në vend të Lulzim Bashës, ndërsa ferdinand Xhaferraj nuk pati pasues, duke e lënë dikasterin e kulturës në duart e zv/ministrave për 115 ditë.
Halimi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi deri në vitin 2009 ka drejtuar Avokaturën e Shtetit. Ndërsa Bumçi i njohur si ish-anëtar i KOP-it në mandatin e parë të demokratëve në 2005 iu besua posti i ministrit të drejtësisë.
Dy kandidaturat janë firmosur nga Kryeministri Berisha dhe janë dorëzuar për tu protokolluar në presidencë dhe më pas për tu dekretuar nga kreu i shtetit. Mbledhja e fundit e Parlamentit për këtë sesion do të jetë dita e enjte dhe si rrjedhojë, dekretet do të votohen në pikërisht në këtë seancë.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e martë , 19 korrik 2011 )