E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivendosni dialogun. Fule Prisni me qetesi rezultatin

Bashkimi Europian i bën thirrje klasës politike shqiptare të pranojë me qetësi dhe konstruktivitet rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 Majit dhe të fokusohet më tepër në të ardhmen europiane të vendit. Në përfundim të takimit të tretë te Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, Brukseli shtron nevojën urgjente për vendosjen e dialogut politik mes maxhorancës dhe opozitës dhe sigurimin e funksionimin normal të parlamentit.
Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule kërkoi nga lidershipi shqiptare të vendos interesin e shqiptarëve përpara interest partiak.

“Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira. Mungojnë mundësitë në sferën politike për tu integruar në Bashkimin Europian. Respektimi I institucioneve është çelësi I demokracisë. Koha e zgjedhjeve mbaroi. Që të mos marrësh pjesë në jetën institucionale nuk është rruga drejt Bashkimit Europian. Na duhet një opozitë e fortë. Liderët shqiptarë politik duhet të tregojnë se interesi I tyre janë shqiptarët dhe jo interesi i parties”- tha Fule.

Gjithashtu BE i bën thirrje partive politike, që në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile të nisin sa më parë punën për reformën zgjedhore për procesin pasardhës elektoral duke mbajtur në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2007, 2009 dhe 2011.  Kryediplomati shqiptarë, Edmond Haxhinasto në emër të qeverisë theksoi se Shqipëria është e gatshme të nis kompletimin e e reformës zgjedhore.

“Në emër të qeverisë shqiptare ju bëj me dije se do të angazhohemi në reformën zgjedhore dhe do të bashkëpunojmë me OSBE/ODIHR për t`i pasur rekomandimet e tyre në qendër të reformës elektorale”- tha Haxhinasto.

Si konkluzion i këtij takimi, njoftohet se sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka si qëllim t’i drejtohet Komisionit të Venecias për dhënien e një opinioni si të shmangin situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, si ato të proceseve paraardhëse.

Një vëmendje e veçantë në takim iu kushtua reformave të nevojshme që duhet të ndërmarrë Shqipëria për integrimin në BE. Edhe pse Këshilli vlerësoi se përpjekjet për realizimin e reformave në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit janë pozitive, u kërkuan më shumë përpjekje nga Tirana zyrtare për vënien në jetë të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, të tilla si funksionimi dhe stabiliteti i institucioneve, reforma në drejtësi, reforma elektorale apo lufta kundër korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›