Ministri Basha shtrembëron Raportin e Brukselit për vizat
Reagon ministri i Jashtëm, pas publikimit të vlerësimit të KE-së. Krahasim mes deklaratës së zotit Basha dhe raportit që doli më 18 maj
Albert Gjoka
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, e ka lexuar shtrembër raportin vlerësues të Komisionit Europian për regjimin e vizave me Shqipërinë, ose në rastin më të mirë, ka shkëputur vetëm pjesën ku vlerësohet progresi dhe ka harruar vazhdimin e frazave pas fjalës “por…”. Ai ka dalë dje në një konferencë shtypi, pas takimit 3-ditor të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike dhe ka sqaruar procedurat e miratimit të Rezolutës për Kosovën dhe raportin më të fundit të Brukselit për vizat. “Ky është pra raporti i progresit të pamohueshëm dhe të pandalshëm të Shqipërisë drejt arritjes së objektivit madhor të qeverisë së kryeministrit Berisha. Shqiptarët: pa viza në Europë brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë qeverisës”, - tha Basha, duke vijuar qëndrimin e artikuluar në media dhe takimet elektorale të ditëve të fundit. Ai ka theksuar se ka progres të ndjeshëm mes vlerësimit të misionit faktmbledhës dhe progres-raportit të nëntorit të vitit të kaluar.
Krahasime
Ndonëse misioni faktmbledhës pas rreth 100 takimeve që bëri në Shqipëri, i dha notë negative në tre prej standardeve kryesore dhe i dha notë kaluese vetëm në standardin e të drejtave themelore dhe marrëdhënieve me jashtë, kryediplomati Lulzim Basha e sheh krejt ndryshe. Ai i ka vlerësuar si të suksesshme reformat që kërkon udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së, në ndryshim nga sa thotë vlerësimi u përgatitur disa ditë më parë. Zoti Basha përmend suksesin e shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, proces ky i nisur vetëm në mesin e janarit të këtij viti. Por, vonesat në nisjen e prodhimit dhe shpërndarjen e dokumenteve të identitetit kanë bërë që Brukseli të mos japë vlerësime për efekt kohe në testimin e tyre. Megjithatë, konstatohen probleme edhe në menaxhimin e dokumenteve të vjetra të identitetit, të cilat janë aktualisht në qarkullim.
Ndër pikat më të kritikueshme të Brukselit janë ato që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufijve dhe migrimit. Të gjitha mangësitë e konstatuara nga misioni faktmbledhës në strukturat e Policisë Kufitare, niveli i ulët i mjeteve të kontrollit etj., janë theksuar edhe në raport. Por, pikat më të kritikueshme kanë të bëjnë me rendin publik dhe sigurinë. Këtu ekspertët kanë njerrë në pah rekordet më negative, duke dhënë notë jokaluese në bllokun e tretë të kërkesave që kanë të bëjnë me politikat në kuadër të heqjes së vizave. “Zbatimi i strategjive kryesore mbetet sfidë dhe mbi të gjitha plani i veprimit që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, strategjia pastrimit të parave dhe plani i veprimit që nuk ka nisur ende zbatimin”, - thotë raporti. Sipas tij, veprimet policore janë reaguese dhe fragmentare, por pajisjet inteligjente antikrim mbeten të dobëta. Edhe bashkëpunimi i agjencive është jo i plotë, ndërsa kapacitetet investiguese janë pengesë për zbatimin efektiv të ligjit. Në ndryshim nga deklarata e zotit Basha, ekspertët e Brukselit vlerësojë se duhet të forcohet edhe bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar. Ndër mangësitë e konstatuara është edhe mungesa e të dhënave të qarta në lidhje me përdorimin e teknikave speciale të investigimit dhe rezultateve të arritura.
Vlerësime të ndryshme
Vlerësimi i Komisionit Europian vjen në kohë fushate zgjedhore në Shqipëri dhe lexohet ndryshe nga forcat politike, por ato pranojnë se zgjedhjet janë prova e vërtetë e Shqipërisë për të përfituar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Duke parë anët pozitive të vlerësimit të bërë nga Komisioni Europian, ministri i Jashtëm, zoti Lulzim Basha, u shpreh se “raporti konstaton qartësisht atë që u kemi thënë shqiptarëve dhe atë që u kanë thënë shqiptarëve ministrat e Jashtëm të BE-së dhe miqtë e Shqipërisë. Shqipëria është në rrugë të mbarë në procesin e liberalizimit të vizave dhe, brenda 12 muajve të parë të mandatit tonë të dytë, qytetarët shqiptarë, me pasaporta biometrike, do të udhëtojnë si europianë, të barabartë mes europianëve”.
Por, raporti shkaktoi reagime dhe perceptime të ndryshme nga partitë politike në Shqipëri.
Preç Zogaj, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, i tha BBC-së tri ditë më parë se nuk i vjen mirë që një shqiptar i Maqedonisë, vend që nuk është në NATO, do të lëvizë nëpër Europë pa viza më shpejt se një shqiptar i Shqipërisë, që është një vend anëtar i NATO-s. Ndërsa Ditmir Bushati, ish-drejtori i Lëvizjes Europiane (EMA), që kandidon për deputet në listën e socialistëve në opozitë, thotë se qeveria aktuale është përgjegjëse e kësaj ngadalësie në plotësim. Gjithsesi, përtej vlerësimeve politike, shqiptarët, në ndryshim nga maqedonasit, apo ndonjë fqinj tjetër, sërish do të duhet të skllavërohen, duke qëndruar në radhë nëpër dyert e ambasadave për të marrë një vizë.
KRAHASIME MES RAPORTIT DHE DEKLARATËS SË BASHËS
BLLOKU I – Siguria e dokumenteve të identitetit
KE: Duket se Shqipëria nuk i realizon plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara në Kapitullin I të Udhërrëfyesit. Garancia e pasaportave biometrike për procedurat e sigurisë së të dhënave nuk mund të vlerësohet gjatë periudhës që mbulon ky raport i përmirësuar i vlerësimit.
Basha: Blloku i parë, që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, cilëson se Shqipëria ka shënuar progres në lidhje me procesin tërësor të ngritjes së infrastrukturës dhe aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve, të cilat janë të sigurisë së lartë dhe në përputhje me standardet evropiane.
BLLOKU II – Menaxhimi i kufijve dhe migrimi
KE: Shqipëria nuk ka realizuar plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara në Bllokun II të Udhërrëfyesit. Mbetet që të bëhen më tepër përparime, veçanërisht në sektorët e kufirit dhe menaxhimit të migrimit.
Basha: Shqipëria ka shënuar progres në menaxhimin e kufirit, azilit dhe migracionit, që përbëjnë dhe fokusin e Bllokut II të Udhërrëfyesit. Shqipëria ka ngritur bazën ligjore dhe kapacitetet operacionale, ndërkohë që autoritetet kompetente kanë demonstruar ndërgjegjësim të lartë dhe i kanë kushtuar rëndësi madhore progresit në këtë fushë.
BLLOKU III – Rendi publik dhe siguria
KE: Shqipëria ka bërë disa përparime në disa fusha të rendit publik dhe sigurisë, por duket se nuk ka realizuar plotësisht kushtet e përcaktuara në këtë bllok.
Basha: Shqipëria ka shënuar progres në lidhje me Bllokun III, për rendin ligjor dhe sigurinë. Tashmë baza ligjore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është vendosur plotësisht dhe implementohet çdo ditë, ndërkohë që është përmirësuar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe i agjencive të tjera në këto fusha.
BLLOKU IV – Marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore
KE: Shqipëria është në rrugë të drejtë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë bllok. Duhet të bëhen përpjekje më shumë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e minoritetit dhe luftën kundër diskriminimit.
Basha: Shqipëria ka shënuar gjithashtu progres të shpejtë dhe është në rrugën e duhur për çështjet e të drejtave themelore dhe marrëdhëniet me jashtë, që përbëjnë Bllokun IV.
Reagimi i G99-s: “Vizat, qeverisja i la shqiptarët në baltë”
Lëvizja politike “G99” e konsideron raportin si një dështim të qeverisë “Berisha”. Në një njoftim për shtyp, përfaqësuesi i kësaj force politike, Genci Kojdheli, tha se “raporti i fundit i Komisionit Europian i tregon qeverisjes së z. Berisha se qeveria e tij ka dështuar në përmbushjen e standardeve të nevojshme për liberalizim e lëvizjes së shqiptarëve në hapësirën ‘Shengen’”. Sipas këtij raporti, qeveria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që lidhen me migracionin e paligjshëm, ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, respektimin e pavarësisë së Gjyqësorit e veçanërisht Prokurorisë, si dhe në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. “Sot, maxhoranca, me paturpësinë më të madhe, po mundohet t’u premtojë edhe një herë shqiptarëve arritjen e liberalizimit të vizave, por në mandatin e saj të dytë, ndërsa fqinjët tanë si Maqedonia e Mali i Zi presin të marrin lëvizjen e lirë brenda vitit 2009, pasi kanë përmbushur standardet që qeveria shqiptare s’qe e zonja t’i përmbushte”, - thuhet në këtë njoftim. Kojdheli u shpreh se kjo qeverisje i ka lënë në baltë shqiptarët përsa i përket lëvizjes së lirë drejt BE-së. Po dje, G99-a i bëri thirrje qeverisë që t’i japë fund menjëherë zbatimit të paligjshëm të moratoriumit për mjetet motorike lundruese.
27 Maj 2009