Çekia e mirëpret aplikimin e shpejtë të Shqipërisë
19/03/2009 Integrimi në BE
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka zhvilluar një takim të veçantë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Tomas Pojar, me të cilin diskutoi rreth hapave të mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe reformave që dikton ky proces. Ministrja Bregu ka falënderuar zyrtarin e lartë çek për mbështetjen e presidencës çeke në procesin integrues të Shqipërisë në përgjithësi, për rolin e tyre mbështetës në takimet e Këshillit dhe veçanërisht inkurajimin që vendi ynë të aplikojë gjatë presidencës çeke. Nga ana e tij zëvendësministri çek Tomas Pojar ka theksuar faktin se Çekia, që mban tashmë presidencën e radhës së Bashkimit Europian, jo vetëm e mirëpret aplikimin e shpejtë të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, por ofron gjithë mbështetjen e saj për implementimin e detyrimeve që rrjedhin në këtë etapë të re të procesit. Sipas Pojar, aplikimi i Shqipërisë nuk varet dhe nuk ka lidhje me aplikimet e vendeve të tjera të rajonit, por vetëm me krijimin e kushteve të favorshme për shqyrtimin e kërkesës për aplikim në një kohë sa me të shpejtë nga Këshilli.