PLD-ja e Ngjelës mbetet jashtë koalicionit
19/03/2009 Krijohet “Poli i Lirisë” me PDK, LZHK dhe Bashkimin Demokrat
Shehi: Po merret me ngritjen e strukturave të partisë
“Poli i Lirisë”, koalicioni zgjedhor i qendrës së djathtë, nuk ka në përbërjen e tij partinë e Spartak Ngjelës “Ligj dhe Drejtësi”. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së zyrtarizimit të kësaj aleance politike mes Partisë Demokristiane të Nard Ndokës, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit dhe Patrisë Bashkimi Demokrat u vu re mungesa e Ngjelës. Ai kishte deklaruar pak kohë më parë, pikërisht ditën kur shpalli formimin e partisë së tij, se aleanca do të ishte pikërisht me forcat politike pjesë e këtij koalicioni. Por siç duket vendin e PLD-së e ka zënë Partia Bashkimi Demokrat, e cila jo vetëm nuk është përfaqësuar më parë në Parlament, por deri më tani nuk është parë të jetë aktive në politikën shqiptare. Në fakt, mungesa e Ngjelës në ceremoninë e ditës së djeshme ishte e pritshme, nisur nga pozicionimi i tij ndaj këtij koalicioni. Kohët e fundit Ngjela u distancua nga aleanca me PDK-në dhe LZHK-në. Megjithatë, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi është përpjekur të shtensionojë situatën duke thënë se mungesa e Ngjelës është rrjedhojë e një arsyeje organizative të PLD-së. “Nuk e ka firmosur me pretendimin se do të merret me ngritjen e strukturave të partisë dhe ne e mirëkuptojmë. Duke qenë partia e fundit, pasi vetëm dy javë më parë është krijuar, sigurisht që ka këto vështirësi. Megjithatë, zoti Ngjela është i mirëpritur, është një nga protagonistët e Polit të Lirisë”, - ka deklaruar Shehi. Ai ka theksuar se ka ende kohë që Ngjela t’i afrohet koalicionit të ri, pasi afati përfundimtar është kur bëhet deklarimi i koalicioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 45 ditë para zgjedhjeve.
“E djathta e bashkuar”
Koalicioni i ri që del nga spektri i djathtë i politikës shqiptare përbëhet nga forca politike që deri tani nuk kanë pasur ndonjëherë përfaqësim në Parlament që nga fillimi i pluralizmit në Shqipëri. Partia Konservatore, partia “Forca Albania”, partia “Aleanca Nacionale”, Partia e të Drejtave të Mohuara, partia “Bashkësia Kombëtare”, partia “Reformat Demokratike” do të jenë forcat politike që do të formojnë koalicionin e katërt. Ndërkohë mësohet se edhe Spartak Ngjela është duke u përpjekur të krijojë një tjetër koalicion politik. Kjo aleancë do të përfshijë forca të tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë.