“Institucion që certifikon vendimet arbitrare të qeverisë”
19/03/2009 Dervishi për KSHC-në
Partia Socialiste drejtoi dje një deklaratë kritike ndaj Komisionit të Shërbimit Civil. Deputeti socialist Besnik Dervishi gjatë një konference për shtyp u shpreh se “është diçka e njohur që Shërbimi Civil gjatë viteve të qeverisjes së PD-së ka degjeneruar në dëm të krijimit të një administrate publike në shërbim të shtetit e qytetarëve. Në këtë këndvështrim edhe KSHC-ja nuk ka mundur të sigurojë rolin e garantit dhe mbikëqyrësit të zbatimit të ligjit të Shërbimit Civil”. Sipas tij, rasti i raportimit në Komisionin kuvendor të Ligjeve të KSHC-së konfirmoi edhe një herë gjendjen kritike në të cilën ndodhet sot shërbimi civil. “Mungesa e transparencës dhe ngritjes së një sistemi emërimi e promovimi mbi bazën e meritave janë simptomat më përfaqësuese të sëmundjes që ka mbërthyer sot administratën publike e që ka fshirë të gjithë investimin e viteve të tëra në burime njerëzore e financiare edhe të partnerëve tanë strategjik”, - vlerësoi Dervishi. Ndërkohë deputeti socialisti vuri në dukje faktin se ky shqetësim është shprehur qartë edhe në dokumentin e statusraportit të hartuar nga Komisioni Europian. “Kjo situatë në KSHC ka kohë që është e njohur, por qeverisë i leverdis një institucion i dobët e që nuk funksionon. Mosfunksionimi në këtë rast ka partner qeverinë. Komisioni i Shërbimit Civil nga një institucion garant i të drejtave të nëpunësve civil është kthyer në një institucion që certifikon vendimet arbitrare të qeverisë e që merret me vetveten”, - deklaroi Dervishi.