E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Bumçi takon ekipin e ODIHR: Sa më shumë vëzhgues më 23 qershor

16-05-2013 / Gazeta 55

Delegacioni i Vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it nisi në Tiranë takimet me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, me një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi. Ministri Bumçi shprehu vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR, me anë të instrumenteve të monitorimit, në ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik të shteteve anëtare, duke respektuar kriteret themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve. Ndërsa McCornack, pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri.


ODIHR vlerëson KQZ-në për punën e bërë në organizimin e zgjedhjeve/Gjithashtu, ekipi i ODIHR është pritur në një takim edhe nga kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi. Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit dhe analisteve zgjedhor me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të fillimit të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 23 qershor. Kryetarja e KQZ-së u ka uruar mirëseardhjen znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen si dhe i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij. Nga ana e tyre, znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen e kanë falenderuar Kryetaren dhe Anëtarët e KQZ-së për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›