E Diel, 1 Nëntor 2026

“Z. Balla, fokusohu tek gjyqet ekzistuese - mos hap të reja”

16-05-2013 / Gazeta 55

Akuzat e plevicës opozitare - reagon Shkëlzen Berisha
 
Djali i Kryeministrit të vendit Sali Berisha reagon pas akuzave të bëra nga selia rozë, paraditen e djeshme nga deputeti Taulant Balla. Përmes një deklarate për mediat, Shkëlzen Berisha shprehet se Rama nxori shpifësin e tij për te bere te kundërtën e asaj qe u zotua se nuk do të bënte në ditën ndërkombëtare te nenës, përbaltjen e familjes se kundërshtarit politik. “Sot në ditën ndërkombëtare te familjes z.Rama nxori shpifësin e tij z.Balla për te bere te kundërtën e asaj qe u zotua se nuk do te bënte ne ditën ndërkombëtare te nenës. Përbaltjen e familjes se kundërshtarit politik. Taulant Balla ka një historik të gjatë në marrjen përsipër të fajeve për Edi Ramën. Ai është shpallur fajtor për shpifje dhe është urdhëruar të kërkojë falje publike nga gjykata para dy ditësh për deklaratat e tij lidhur me gënjeshtra te tjera qe nuk është i afte t’i provoje. Tani që flasim, Z. Balla është duke anashkaluar nga frika ballafaqimin me më shumë se një duzinë familjesh të cilët i ofendoi para 6 muajsh” thuhet në deklaratë. Berisha thekson më tej se Balla ka frikë të ballafaqohet në gjykatë me këto familje dhe e ka shtyrë gjyqin 7 herë në këto 5 muaj, ç’ka është një rekord i veçantë për çështjet civile. “ Z. Balla duhet të fokusohet më shumë në çështjet gjyqësore ekzistuese, sesa të fillojë çështje të reja” përfundon deklarata. Partia Socialiste në sajë të iniciativës “100 arsye për të larguar Berishën”, në ditën ndërkombëtare të familjes akuzoi qeverinë se ka rrënuar buxhetet e shqiptarëve. Në një konferencë për shtyp, nga selia rozë, deputeti Taulant Balla, nënvizoi se Berisha dështoi me familjet shqiptare pasi sot numërohet 1 milionë të papunë, ndërkohë që sipas tij askush nuk e vë në dyshim që e vetmja ekonomi që rritet është ajo e familjes kryeministrore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›