E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gashi: “Bechtel Enka” ende pa leje mjedisore

“Bechtel Enka” po vazhdon të kundërshtohet nga banorët e fshatit Grabovc i Ulët, për të stopuar punën në malin “Gospoja”, ku planifikohet të hapet një gurëthyes.
Ata kanë filluar të mbledhin nënshkrime në peticionin që do t’i dërgohet Ministrisë së Mjedisit, për të kërkuar ndihmë nga ta.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i ka thënë KTV-së se ministria që ai udhëheq, ende nuk i kanë dhënë kompanisë lejen mjedisore, derisa po diskutohet mundësia e gjetjes së një lokacioni. Për rastin, ka reaguar edhe Lëviza Vetëvendosje.

Të premten, banorët penguan makineritë e kompanisë “Bechtel-Enka”, që u kthyen mbrapsht. Për këtë rast, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, që ka dalë në mbrojtje të banorëve.

Liburn Aliu ka thënë se po bëhen shkelje ligjore nga kompania, ndërsa fajin për këtë ia ka lënë Qeverisë, për shkak të kontratës që ka me konsorciumin. KTV-ja gjatë ditës ka provuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të konsorciumit “Bechtel-Enka”, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›