E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malte zgjerohet skandali

Trukimi i ndeshjeve vazhdon të trondisë futbollin. Madje, fenomeni është përhapur edhe në nivele shumë të larta. Ndeshja ndërmjet Maltës dhe Norvegjisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2008, e fituar 4-0 në Oslo nga skandinavët me tre gola në 18 minutat e fundit, ishte e trukuar.

Por, ndryshe nga vendimi i UEFA-s, në përcaktimin e rezultatit nuk ishte i përfshirë vetëm një futbollist. Kjo është teza e shprehur publikisht nga presidenti i Federatës Malteze, Norman Darmanin Demajo, vetëm pak ditë pas sentencës që erdhi nga Nioni.

Në fakt, të premten e kaluar, UEFA skualifikoi për dhjetë vjet mesfushorin e Valetas, Kevin Samut, i cili është akuzuar si arkitekti i trukimit të ndeshjes. Nga ana e tij, lojtari vazhdon të deklarohet i pafajshëm, por në një konferencë për shtyp të organizuar në stadiumin “Ta' Qali”, Demajo, të përfshirë në shitjen e asaj ndeshje ishin disa lojarë.

“Në atë ndeshje ishin hedhur 200 mijë euro baste dhe personalisht besoj se ishin përfshirë më tepër se një futbollist. Megjithatë e respektojmë vendimin e UEFA-s dhe nuk do të ishte e drejtë të arrinim në përfundime të tjera pa prova të mëtejshme”, deklaroi kreu i federatës malteze.

Federata kishte kryer një hetim të vetin për atë takim zyrtar, që zgjati tre muaj dhe ku u pyetën mbi 30 persona. Më pas, në marsin e kaluar dosja me 600 faqe iu dorëzua UEFA-s. Sipas përfundimeve të federatës, të përfshirë në trukimin e ndeshjes ishin edhe Keneth Shikluna dhe Stefan Uellmen, por konfederata europiane hodhi poshtë akuzat ndaj tyre për mungesë provash.

Dy lojtarët ishin aktivizuar gjatë gjithë 90 minutëshit në takimin e akuzuar me Norvegjinë, ndërsa i skualifikuari Samut u zëvendësua në fundin e pjesës së parë të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›