Zannier: Misioni i UNMIK drejt përfundimit
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi pritën sot në një takim të përbashkët Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Lamberto Zannier, me të cilin biseduan për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut.
Duke njoftuar për rrjedhat e përfundimit të procesit të rikonfigurimit, Zannier shprehu përkushtimin e UNMIK-ut për një përfundim të suksesshëm të këtij misioni duke ofruar të dhëna për reduktim maksimal të personelit të UNMIK-ut.
Ndërsa, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës shprehën domosdoshmërinë e përfundimit sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë. Gjithashtu, ata potencuan rëndësinë e funksionalizimit të plotë të EULEX-it dhe të ICO-së në Kosovë.