Kuçi: Zbatimi i ligjit, detyrim për të gjithë
Prishtine - Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, ka zhvilluar takimin e rregullt Bordi Koordinues për Sundimin e Ligjit. Në fjalën e hapjes, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vlerësuar se respektimi i ligjit është një prej vlerave më të çmuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim edhe me EULEX-in jemi duke shënuar progres në këtë drejtim.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it, dhe ka veçuar si shembull menaxhimin e situatës së krijuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicë.
Shefi i EULEX-it, Iv De Kermabo, ka vlerësuar vitin e kaluar si shembull të bashkëpunimit të mirë me Qeverinë e Kosovës, dhe ka përsëritur gatishmërinë e misionit të EULEX-it për të vazhduar edhe në këtë vit me bashkëpunim.
Bordi ka vlerësuar se niveli i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me EULEX-in, gjatë trazirave të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka shënuar nivel të lartë dhe efikasitet.
Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti ka njohur Bordin me angazhimet e kësaj ministri për tejkalimin e situatës së krijuar. Ministri ka vlerësuar se situata aktuale është e qetë dhe se institucionet e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat për një stabilizim të qëndrueshëm të situatës në këtë pjesë të Kosovës.
Një grup punues i përbërë nga ekspertë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it do të shqyrtojë draftin e Ligjit kundër Shpëlarjes së Parave dhe do ta prezantojë në takimin e ardhshëm të Bordit.
Ekspertët e komunikimit të EULEX-it, kanë propozuar hartimin e një strategjie të komunikimit në fushën e Sundimit të Ligjit, me qëllim të informimit më të drejtë të opinionit me veprimtarinë e policisë, drejtësisë dhe doganave.
Bordi është njohur edhe me propozimin për themelimin e një Agjencie Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo agjenci do të merrej me prodhimin e të gjitha dokumenteve zyrtare për nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe do të ndërtojë databazë me shënimet civile, sociale, shëndetësorë dhe shoqërore për qytetarët e Kosovës. Vendimin final për këtë çështje do ta marr Qeveria e Republikës së Kosovës, që do të shoqërohet edhe me aktet e nevojshme ligjore që do të rregullojnë funksionimin e kësaj agjencie.