E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajrami dorëzon projektin për Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë - Ministri i Ministrisë së Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, i cili ka udhëhequr punën e Grupit Punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese, ka takuar, në një takim të veçantë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ministri Bajrami i ka dorëzuar kryeparlamentarit Krasniqi, pakon për themelimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e ka njoftuar për veprimet konkrete, të cilat duhet t'i ndërmarrin institucionet e Republikës së Kosovës, për funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.

Të premten, më 16 janar 2009, në ish - objektin e Zonës së Pestë të TMK-së, Ministria e Shërbimeve Publike do të bëjë përurimin e Zyrës administrative të Gjykatës Kushtetuese, zyrtarët administrativë të së cilës, fillimisht, do të jenë në funksion të pranimit të kërkesave kushtetuese, përderisa Gjykata të bëhet plotësisht funksionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›