E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Ilir Meta pret ambasadorin norvegjez, Kvale

Norvegjia përkrah perspektivën evropiane të Shqipërisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, merr konfirmimin nga Norvegjia për mbështetje në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Gjatë një takimi të zhvilluar dje me ambasadorin Norvegjez në Tiranë, me rezidencë në Prishtinë, Sverre Johan Kvale, Meta shprehu vullnetin e qeverisë, në kuadër të proceseve integruese dhe njëherazi nënvizoi si domosdoshmëri thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë këtij takimi kortezie, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë dhe shprehën vullnetin e ndërsjellët për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok.

Pas vlerësimit të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, Ambasadori Kvale rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Norvegjisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit Euro-Atlantik, dhe ofroi bashkëpunim në fushat e arsimit, promovimit të turizmit dhe në drejtim thithjes së investimeve norvegjeze në Shqipëri.

Meta nënvizoi vullnetin e qeverisë Shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Norvegjinë, dhe e ftoi Ambasadorin Kvale të jepte ndihmesën e tij për promovimin e imazhit të Shqipërisë mes komunitetit të investitorëve dhe turistëve norvegjezë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›