Zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit / Frikë nga humbja e disafishtë - PS vetëpërjashtohet

Thellohet vetë-viktimizimi i Partisë Socialiste. Paralajmërimet e disa ditëve më parë se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 15 nëntorit, janë bërë dje fakt i kryer, teksa skadon afati, për regjistrimin e partive politike në KQZ dhe PS nuk i’u drejtua këtij institucioni, për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet e pjesshme, ishin kthyer si një mace e zezë për Partinë Socialiste, pasi në harkun kohor të 4 viteve, i ka humbur të gjitha përballjet dhe nuk ka mundur të tejkalojë as minimumin jetik të votave.
Zgjedhjet e 15 nëntorit, në disa bashki dhe komuna, PS i bojkoti, nga frika e ripërsëritjes së një skenari të ngjashëm me atë të komunës Ballagat, ku PD triumfoi me 1063 votash, kundrejt vetëm 395 votave të PS-së. E nisur nga kjo, nga ky rezultat më shumë se turpërues, nuk kishte se si që, PS të merrte ndonjë vendim aprovues, për të marrë pjesë në zgjedhje. Alibitë e tyre vazhdojnë të tirren dita-ditës, me pretekste nga më të ndryshmet dhe në kundërshtim me frymën mbarë kombëtare, për afrimin e vendit me proceset e integrimit evropian.
Është mëse e qartë se pse PS nuk u regjistrua në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Frika e një humbjeje. E një humbje, që do të ishte e disafishtë, që nga zgjedhjet e përgjithshme të korrik 2005-ës.
Kësisoj, zgjedhjet e pjeshme ishin kthyer në një ankth të tmerrshëm për palën opozitare. Në 2007-ën, ata humbën dy herë, në zgjedhjet e pjesshme parlamentare.
Në Pogradec, kandidati i PD-së, Eris Hoxha triumfoi përballë atij socialist, një personazh satirik, Saimir Kodra. Po ashtu edhe në zonën 26 në Shijak, kandidati i PD-së, Osman Metalla, fitoi me mbi 90 për qind të votave, përballë atij socialist, Igli Çela, i cili edhe u tërhoq nga gara, gjatë procesit të votimit.
E njëjta situatë u përsërit dhe në zgjedhjet për njësitë vendore, në disa komuna të vendit.
Vetëm pak muaj më parë, në komunën Ballagat, u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të saj. Edhe këtu, PD fitoi lehtësisht, sipas vullnetit të lirë të votuesve demokratë.
Ndaj edhe, do të ishte e disata herë, nga radhët e humbjeve të PS-së, nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit.
Arsyeja është e thjeshtë, shpëtimi i PS-së nga turpërimi i radhës.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 njësi zhvillohen pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Procesi i votimit do të zhvillohet në njësinë bashkiake nr. 10 në Tiranë, në bashkinë e Klosit në rrethin e Matit, për kryetar të bashkisë së Fushë Arrësit, për kryetar të komunës së Fierzës në Pukë si dhe të komunës së Otllakut në Berat.
Sipas KQZ-së, tashmë janë regjistruar vetëm tri forca, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe Partia e Punës e Rinovuar.
Lëvizja e LSI-së, duke dalë si forcë e vetme, synon t’i japë një goditje politike Edi Ramës pasi do t’i bëhet thirrje elektoratit të majtë të votojnë për kandidatët e LSI-së.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 njësi zhvillohen pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Procesi i votimit do të zhvillohet në njësinë bashkiake nr. 10 në Tiranë, në bashkinë e Klosit në rrethin e Matit, për kryetar të bashkisë së Fushë Arrësit, për kryetar të komunës së Fierzës në Pukë si dhe të komunës së Otllakut në Berat.
...