Ministri Imami dekoron artiste dhe sportiste te shquar
E kthyer tashmë në një traditë që në çdo përvjetor të themelimit dhe krijimit të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes dekoron me medalje “Për shërbime të Shquara” disa nga personalitetet më të shquara në fusha të ndryshme të jetës politike, kulturore, sportive dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes, edhe në këtë përvjetor, ku Forcat e Armatosura festojnë 99 vjetorit e krijimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë ka nderuar disa nga emrat më të spikatur në fushën e sportit dhe muzikës Shqiptare duke i nderuar ata për kontributin e jashtëzakonshëm që ata kanë dhënë nëpërmjet profesionit të tyre.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në prani të Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura si dhe familjarëve të personaliteteve të sapo dekoruar.
Pasi i ka uruar mirëseardhjen të ftuarve të nderit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të cilën siç e vlerësoi edhe ai vetë, të thjeshtë por tepër domethënëse, Ministri Imami u shpreh: “Ky është një rast për të treguar respektin dhe për t’u përulur përpara punës, veprës, arritjeve, e sukseseve të atyre personaliteteve që ne sot nderojmë me këtë medalje, e cila vjen si rezultat i kontributeve të paçmuara në profesionin e tyre. Ata patën arritje të shkëlqyera në fusha të ndryshme të profesionit dhe punës së tyre, kontribut i cili ishte mjaft domethënës dhe substancial për vendin tonë, të cilët për fat të keq nuk janë më në mesin tonë. Më lejoni të kujtoj këtu të paharruarit: z. Panajot Pano, z. Kushtrim Zaçe, z. Abedin Lame dhe z. Gaqo Avrazi, puna dhe vepra e tyre i bën ata të paharruar, jo vetëm për ju familjarët e tyre, jo vetëm për Forcën tonë të Armatosur, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, nënvizoi ministri Imami.
Duke folur për traditën e nisur pak vite më parë, ministri Imami theksoi se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijoj edhe në vitet pasardhëse.
“Dy vite më parë, ne dekoruam me medalje, themeluesit e Ushtrisë Shqiptare dhe ato të Mbrojtjes që nga viti 1912 e deri në luftën e dytë botërore, personalitete dhe figura historike me një kontribut të jashtëzakonshëm, që në një mënyrë ose në një tjetër ata sigurisht ishin harruar në mënyrë të qëllimshme dhe të vullnetshme gjatë viteve të diktaturës, por edhe për shumë arsye nuk ishin kujtuar në këta 20 vite. Por, vitin e shkuar ne dekoruam duke dhënë medalje për një grup patriotësh dhe luftëtarësh të luftës së Vlorës. Këtë vit ia kushtuam personaliteteve të artit dhe të kulturës. Këtë vit, Ministria e Mbrojtjes, nderoi me këtë medalje për veprimtarinë e shquar, të madhes, të paarritshmes, të shquarës Vaçe Zela, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së saj. Kështu, nisur nga ky fakt, ne kemi vijuar me këtë në këtë rrugë, duke e kthyer tashmë në një traditë. Jam vërtet i nderuar që sot, nderoj me këtë medalje, emrat e të cilëve perosnalisht në rininë time i kam admiruar, i kam parë si qytetarë por edhe si artistë, si sportëdashës, por edhe si një tifoz i skuadrave tona kombëtare të futbollit, basketbollit, volejbollit, etj. Është një kënaqësi e veçantë për mua duke e konsideruar si një nder, që sot të jap medaljen më të lartë të Ministrit të Mbrojtjes, “Për shërbime të shquara”, sportistëve dhe artistëve më të mirë, që jo vetëm kanë kontribuar për ngritjen e sportit dhe të arteve tona, por kanë pasur rritje profesionale të shkëlqyera ndër vite. Ky grup artistësh dhe sportistësh që ne kemi përzgjedhur, janë personalitete që kanë pasur arrtije të spikatura, kanë pasur standarde të cilat kanë qenë me të vërtetë të larta në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, u shpreh ndër të tjera ministri Imami.
Gjithashtu ministri Imami, gjatë fjalës së tij premtoi se vitin e ardhshëm, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare, do të nderoj me medalje 100 personalitetet më të njohura të cilët kanë dhënë më shumë kontributin e tyre për Forcën tonë të Armatosur.
Në fund të fjalës së tij, ministri Imami, përcolli për të gjithë artdashësit dhe sportdashësit një mesazh tepër domethënës: “Respekti dhe nderimi për këto personalitete është vlerësim për punën e tyre të jashtëzakonshme, madje jo vetëm për ta, por edhe për ata që duan të ndjekin rrugën e tyre, për ata që duan të ecin në gjurmën e tyre dhe që me punën dhe suksesin e tyre të nderojnë vetveten, familjen dhe të gjithë kombin tonë”.
Personalitetet e nderuara me medaljen “Për shërbime të Shquara”:
1- Z. Gaqo Avrazi – pas vdekjes
2- Z. Tonin Tërshana
3- Z. Sabah Bizi
4- Z. Panajot Pano – pas vdekjes
5- Z. Agim Fagu
6- Z. Kushtrim Zaçe – pas vdekjes
7- Z. Abedin Lame – pas vdekjes