Apel të mos vidhen pusetat

Komuna e Prishtinës thotë se vjedhja e kapakëve të pusetave në rrugët e kryeqytetit është bërë dukuri shqetësuese për udhëheqjen komunale dhe për qytetarët në përgjithësi, të cilët po rrezikohen çdo ditë.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca Civile ka kontaktuar disa herë udhëheqjen rajonale të Policisë së Kosovës, në të cilat takime është biseduar për ndalimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës u ka adresuar disa herë shkresa tek gjitha bizneset private në rajonin e Prishtinës, që merren me grumbullimin e metaleve që të mos i blejnë kapakët e të gjitha llojeve të pusetave, pusetat dhe kapakët e kontejnerëve të mbeturinave, të vjedhura nga hajdutët keqbërës.
Në këtë drejtim është mobilizuar edhe inspeksioni komunal i komunës, ku do të kontrollojë çdo ditë depot e ku mblidhen hekurishtet, nëse haset në kapakët e të të pusetave, në puseta dhe në kapak të kontejnerëve të mbeturinave, do të merren masa të ashpra ligjore, madje i kërcënon edhe me mbylljen e bizneseve.
Komuna e Prishtinës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse hasin persona duke vjedhur kapak të pusetave në rrugët e kryeqytetit të lajmërojnë inspeksionin e komunës në numrat e tel: 038 245 666 dhe 038 245 777, dhe policinë e rajonit.
Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike është duke u biseduar që të gjendet një mundësi për sigurimin e të gjitha llojeve të pusetave që të vështirësohet vjedhja e tyre.