Ministri Lulzim Basha takim me eurodeputetët
20/03/2009 Diplomacia shqiptare
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me grupin e deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të takimit ndërparlamentar të radhës Shqipëri–Bashkimin Europian. Kryediplomati shqiptar ka informuar eurodeputetët në lidhje me hapat që po ndërmerren për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese drejt BE-së si dhe rreth zhvillimeve të fundit në rajon. Duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë të BE-së në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, ministri Basha theksoi se “perspektiva evropiane ka qenë gur themeli për zhvillimin e gjithanshëm të këtyre vendeve”. Grupi i eurodeputetëve, që drejtoheshin nga Doris Pak, vlerësuan kursin e qartë, të hapur e bashkëpunues të politikës së jashtme shqiptare. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, eurparlamentarët shfaqën në mënyrë të veçantë mjaft interes për këndvështrimin dhe analizat e shtetit shqiptar për zhvillimet në Kosovë. Po gjatë ditës së djeshme kreu i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha ka pritur në një takim ambasadorin e Australisë në vendin tonë, rezident në Athinë, Xheremi Roxher Njuman. Ministri Basha shprehu sot gatishmërinë e qeverisë shqiptare për mbështetjen e kompanive australiane që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. Ai e njohu ambasadorin Njuman me nismën e qeverisë shqiptare për hapjen në të ardhmen të një misioni diplomatik shqiptar në Australi, që do t’i shërbejë intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike. Në këtë kuadër, ministri Basha tregoi gatishmërinë për mbështetjen e kompanive australiane që kërkojnë të investojnë në Shqipëri, veçanërisht në fushën minerare. Nga ana e tij ambasadori australian theksoi se Australia mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar atë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajonin e Ballkanit, gjë që do të rrisë mundësitë e bashkëpunimit.