Dënohet në mungesë 27 vjet burg për vrasje
20/03/2009 Ngjarja në ’97-n, për një shpullë
ELBASAN- Mbyllet gjyqi ndaj një të akuzuari për një vrasje në vitin 1997 me dënimin maksimal 23 vjet heqje lirie. Gentian Ajazi është dënuar nga trupi gjykues pasi disa seancash gjyqësore për vrasjen e shtetasit Artur Jolldashi. Pas disa seancave gjyqësore trupi gjykues ka dhënë më në fund verdiktin duke e shpallur fajtor shtetasin Ajazi. Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor të vitit 1997 në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në fshatin Mirakë të Librazhdit. Mes dy autorëve ka patur një grindje banale. Gjatë konfliktit shtetasi Artur Jolldashi e ka qëlluar me një shpullë kundërshtarin. Kjo është konsideruar një fyerje e rëndë për shtetasin Gentian Ajazi, i cili ka vendosur ta zgjidhë me armë këtë konflikt. Ai ka marrë hak duke e qëlluar disa herë me armë shtetasin Artur Jolldashi, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Librazhdit, por për mungesë provash dosja u mbyll në vitin 2000. Çështja rifilloi në vitin 2008. Pasi policia grumbulloi prova të reja në ngarkim të autorit të krimit. Prokuroria Elbasan pas shtimit të provave bëri të mundur hartimin e plotë të dosjes dhe procedimin e çështjes në gjykatë. Pasi administroi provat materiale e shkresore, prokurori i çështjes Binas Nina ngriti ndaj tij akuzën e vrasjes me paramendim me armë zjarri. Në fund të procesit gjyqësor prokurori në pretencën e tij kërkoi 25 vjet burg për të pandehurin. Pasi ka dëgjuar konkluzionet e Prokurorisë dhe të mbrojtjes, trupi gjykues i kryesuar nga kryetari i gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni ka dhënë 23 vjet burg për Gentian Ajazin. I dyshuari për vrasjen është dënuar në mungesë pasi prej vitesh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.