E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Kakavijë i kërkuari, ishte dënuar nga gjykata 6 muaj burg

Kakavijë, 25 janar, NOA Një person i cili
rezultonte si i dënuar me 6 muaj burg për 
veprën penale të falsifikimit të dokumentave është kapur në pikën
kufitare të Kakavijës nga forcat policore. Mësohet se ai është Vangjel Kostare,
53-vjeç, me banim në Tiranë. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga
burimet policore të Gjirokastrës, të cilat sqarojnë se kapja e këtij personi u
mundësua gjatë verifikimit të bërë në sistemin TIMS të dokumentave të tij.

Përmes këtij sistemi, rezultoi se ky person
ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, bazuar në vendimin e dhënë nga
Gjykata e Tiranës i datës 22.12.2009 për 6 muaj burg për veprën penale  të Falsifikimit të dokumentave, parashikuar
nga neni 186 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›